75 Mall Live Search
14:39 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Tifozët vërejnë diçka të dyshimtë në shortin e Ligës së Kampionëve

8 skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve kanë mësuar kundërshtarët e njëra tjetrës për çerekfinale.

Këtu përfshihen tri skuadra spanjolle, dy italiane, dy angleze dhe një gjermane.

Real Madrid, Barcelona, Sevilla e kanë rezervuar vendin e tyre në çerekfinale dhe treshja e La Ligas kanë arritur të shmangin njëra-tjetrën, ashtu si ekipet e Serie A, ndërsa dy përfaqësueset e Premier Ligës do të luajnë ndaj njëra tjetrës.

Shumë tifozë të skuadrave të ndryshme mendojnë që është dicka e dyshimtë, pasi janë tri skuadra spanjolle dhe asnjëra nuk do të luaj ndaj tjetrës, ndërsa janë vetëm dy angleze dhe ndeshen mesvete, transmeton IndeksOnline.

Këto janë reagimet në rrjetet sociale: