PSG-ja i afrohet titullit (Video)
Skuadra e Paris Saint Germain ka fituar derbin në xhiron e 31’të në Ligue 1 të Francës.
PSG-ja mposhti 2 me 1 ekipin e Nices, shkruan IndeksOnline.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Saint-Maximin, kurse vetëm katër minuta më vonë, Di Maria barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, u shënua vetëm një gol dhe i takoi mysafirëve. Me anë të Dani Alvesit, klubi i Unai Emeryt kaloi për herë të parë në epërsi dhe arriti një fitore të rëndësishme drejt titullit kampion.
Tani PSG-ja ka grumbulluar 83 pikë, 17 më shumë se pozita e dytë Monaco, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./IndeksOnline/