15:03 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Administrata e Kuvendit fillon përgatitjen e kartelave të reja për deputetët

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka filluar punën që të përgatis kartelat e reja elektronike të votimit, për deputetët e koalicionit qeverisës në Parlamentin e Kosovës.

E gjitha kjo pasi deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, u pa duke i marrë ato nga tryezat e deputetëve të koalicionit teksa ata nuk gjendeshin prezent në sallën ku dhe pritej të zhvillohej seanca e demarkacionit./Indeksonline/