PSG i bën ofertë të lartë Antonio Contes
Edhe pse me shumë investime në futbollist, PSG ende nuk po arrin të gjej “ilaçin” për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Pas humbjes kundër Real Madrid, Unai Emery me shumë gjasë do të largohet nga drejtimi i skuadrës parisiene.
Corriere dello Sport në numrin e sotëm të gazetës njofton se PSG i ka bërë Contes një ofertë për të lënë Chelsean.
Është njoftuar se kryesuesit e Ligue 1 kanë filluar bisedimet me trajnerin italian, duke i ofruar atij 11 milionë euro në sezon.
Conte ka kohë që flitet për një largim të mundshëm nga Chelsea ku më herët është përfolur një lidhje e mundshme me Arsenalin. /IndeksOnline/