Marko Gjuriq i drejtohet publikut në orën 12:00, flet për arrestimin e djeshëm
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do t`i drejtohet publikun në orën 12:00 në Presidencën e Serbisë.
Ai u arrestua dje në një takim për dialogun e brendshëm në Mitrovicën Veriore dhe pastaj me pranga ai u transferua në Prishtinë, nga ku më pas u dëbua në Serbinë qendrore.
Ndihma mjekësore i është dhënë atij menjëherë në Kursumli dhe pastaj në Beograd.