75 Mall Live Search
21:53 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Legjenda  braziliane: Neymar është për vendin e tretë, i pari dhe i dyti të rezervuar

Neymar po rikuperohet në Brazil pas lëndimit që pësoi javë më parë gjatë një ndeshje kampionate në Francë.

Futbollisti i PSG-së po konsiderohet ndër futbollistët më të mirë në qarkullim madje duke pretenduar si kandidat serioz për topin e artë.

Megjithatë, bashkombasi i tij, Roberto Carlos mendon se Neymar nuk mund të fitoj Topin e Artë derisa në garë janë Ronaldo dhe Messi.

“Unë mendoj se ai bëri mirë që nënshkroi me PSG-në,” tha Carlos për France Football.

“Për të qenë më të mirët në botë ai duhej të largohej nga Barca sepse aty ishte Messi. Dhe ai duhet të jetë i vetëdijshëm se, përderisa Messi dhe Ronaldo janë në formë, ai duhet të garoj për vendin e tretë”, ka thënë ish futbollisti i Real Madrid. /IndeksOnline/

Temat: