Kosova pritet të ngrihet për 25 vende në renditjen e FIFA
Kosova ka filluar një aventurë të re nën drejtimin e trajnerit zviceran, Bernard Challandes.
Përfaqësuesja jonë shënoi dy fitore në miqësoret e këtij muaji duke mposhtur Madagaskarin 1-0 dhe Burkina Fason me rezultat 2-0.
Me këto fitore, Kosova pritet të ngjitet 25 vende në renditjen e FIFA-së për Kombëtare.
Nga vendi i 176 sa është aktualisht, Kosova do të jetë në njërin nga vendet 150-155, duke shënuar njëherit ngritjen më të madhe që nga pranimi në FIFA dhe UEFA. /IndeksOnline/