Klubi i famshëm italian rrezikon falimentimin
Vite më parë, njëri nga klubet më me traditë në futbollin italian, Parma shpalli falimentimin pas krizës financiare dhe borxheve të mëdha.
I njëjti fat mund ta ndjek edhe Palermon që po kalon momente të vështira financiare.
Skuadra nga Serie B që është pretendente për tu ngjitur në Serie A po përballët me procese të ashpra gjyqësore.
Drejtori i klubit ka paraqitur ankesë kundrejt njërës nga kompanive aksionare dhe pritet një vendim nga gjykata.
Nëse ankesa refuzohet, atëherë Palermo mund të shuhet si skuadër.
Megjithatë, avokati i skuadrës pretendon se nuk ka nevojë të shqetësohet edhe pse situata nuk është e mirë. /IndeksOnline/