75 Mall Live Search
08:15 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Sevilla – Bayern, formacionet

Kampioni i Bundesligas, Bayern Munchen udhëton sonte drejt Spanjës për t’u përballur me Sevillan.

Sevillas befasoi të gjithë pasi eliminoi Manchester Unitedin, kështu kjo skuadër nuk po llogaritet më si autsajder i fazës çerekfinale, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja fillon nga ora 20 e 45 dhe luhet në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Spanjollët përballen me një mungesë kryesore, të Banagas i cili është i suspenduar. Në anën tjetër që një kohë të gjatë, portieri Neuer dhe anësoi Coman janë të lënduar.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme për këtë duel…

Sevilla: Rico; Navas, Kjær, Lenglet, Escudero; Pizarro, N’Zonzi; Sarabia, Vázquez, Correa; Ben Yedder

Bayern: Ulreich; Kimmich, Boateng, Hummels, Alaba; James, Javi Martínez/Thiago, Müller; Robben, Lewandowski, Ribéry