Pse munguan përfaqësuesit e Brukselit zyrtar në takimi e sotëm?
Zyrtarë të Brukselit nuk ishin të pranishëm sot në në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit ku pjesëmarrës ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i VV-së Albin Kurti si dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie.
A dëshmon kjo paguximin dhe paaftësinë e BE – së për t’i dhënë zgjidhjen finale Kosovës? A është BE serioze në dialogun ndërmjet dyja shteteve dhe a i konsideron shtete Serbinë dhe Kosovën, apo vetëm Serbinë?
Nëse në Bruksel nuk ka guxim dhe seriozitet, për ta përmbyllë çështjen kosovare sipas vullnetit të popullit për shtet sovran dhe të pavarur e të njohur nga 117 shtete të botës, pse nuk i lihet që këtë ta bëjë kush mundet? Psh. ShBA !? Kryeministri Ramush Haradinaj e tha zëshëm atë që e thonë përditë të gjithë në Kosovë. Brukselit zyrtar nuk ka as adresim as afate kohore për zgjidhjen që është e vetmja, për finalen që duhet të jetë njohja reciproke? Po. Dikush duhet ta dëgjojë Kosovën!