19:19 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Përfundon mbledhja e AKR-së, deklarohet Agim Bahtiri!

Pas mbledhjes të kryesisë së AKR-së, nënkryetari i këtij subjekti politik, Agim Bahtiri tha se në mbledhjen e sotme, kanë diskutuar për aktivizimin e degëve dhe nëndegët të AKR-së në gjithë komunat, por jo edhe për propozimin e emrit për ministër të MPB-së.

Ai tha se AKR-së i takon ministri i MPB-së dhe shumë shpejt do ta caktojnë emrin për zëvendësimin e Flamur Sefajt, raporton KosovaPress. Duket se edhe AKR-ja ka “nuhatur” zgjedhjet e parakohshme.

“Ka qenë një mbledhje e frytshme për t’u aktivizuar në degët dhe nëndegët e AKR-së nëpër çdo komunë të Republikës së Kosovës. Nuk kemi pasur, ne po e presim presidentin (Behgjet Pacolli) sonte dhe do të bisedojnë edhe për këtë. Shumë shpejt pritet të propozojmë emrin për ministër. Sigurisht se i takon AKR-së”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe, pardje me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, ka dhënë dorëheqje ministri i MPB-së Flamur Sefaj, pas depërtimit të gulensitëve në Turqi. /Indeksonline/