75 Mall Live Search
20:24 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Portali serb, “Alo”: Tensione mes Vuçiqit dhe Thaçit në Shkup

Në Samtin “Bërdo-Brione” në Shkup, ku po mbahet takimi i gjashtë presidentëve nuk është që ka shkuar si duhet. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të cilin po raportohet se ka qenë paksa problematik, duke u nisur nga fakti se ka pasur një përplase verbale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç u raportuar nga mediat bisedat më të nxehta të Vuçiqit ndaj Thaçit kanë qenë në lidhje me marrëveshjet e arritur në Bruksel, ku sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë për t’i konkretizuar ato.Vuçiq ka pasur kritika ndaj Thaçit lidhur me mos krijimin e Asociacionit si dhe për arrestimin e Marko Gjuriqit muaj më parë, shkruan mediumi serb, Alo.

Sjellje të njëjtë Vuçiq, ka treguar edhe me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, për shkak të tensioneve aktuale ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit. Takimi në sallën plenare u mbajt me dyer të mbyllura, e aty ka “shpërthyer” presidenti serb me kritika edhe ndaj Thaçit.