Pas 10 viteve, Stoke e Shaqirit bie nga Premierliga
Xherdan Shaqiri nuk ka arritur të mbajë Stoke Cityn në Premierligë. Pavarësisht se ylli kosovar pati një edicion fantastik me Stoken, forma e tij nuk mjaftoi që kjo skuadër të mbetej në ligë.
Humbja nga Crystal Palace në përballjen e sotme ishte vendimtare që Stoke edhe zyrtarisht të bie nga liga.
Shaqa ishte më i miri edhe sot duke realizua një gol të bukur, por që nuk pati përkrahjen e bashkëlojtarëve. Stoke kështu bie nga Premierliga pas 10 vitesh qëndrimi.
Shaqiri pritet të largohet nga kjo skuadër në afatin e verës, por që me shumë gjasa do të mbetet në Premierligë tek ndonjë skuadër tjetër./Indeksonline/