Liverpooli zgjedh futbollistin e sezonit (Foto)
Skuadra e Liverpoolit ka zgjedhur futbollistin e sezonit 2017/18.
Finalisti i Ligës së Kampionëve sonte është duke mbajtur darkën e fundit të këtij sezoni dhe është duke shpërnda çmimet për më të mirët, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti i sezonit është shpallur Mohamed Salah.
Këtë sezon në Premierligë, anësori egjiptian ka shënuar 31 gola dhe ka bërë 31 asistime.
Çmimi për golin e sezonit e ka fituar ish-lojtari i Arsenalit, Alex Chamberlain./IndeksOnline/