75 Mall Live Search
11:18 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Kuçi: Haradinaj është i pa konkurrencë për kryetar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në vlugun e punës, sa i përket procesit të zgjedhjeve të brendshme të partisë. E fundi i qershorit, është koha kur do të mbahet Kuvendi i partisë, në të cilin do të zgjidhet kryetari i saj.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Blerim Kuçi. Ai thotë se synim i AAK-së mbetet fitorja e kësaj partie në zgjedhjet qendrore dhe lokale.“Objektivat që do të dalin prej zgjedhjeve të brendshme brenda Aleancës, do të jenë që strukturat e ardhshme, të cilat do të dalin në fund të qershorit të këtij viti, AAK-në me e bë fituese në nivel vendi. Jo vetëm për zgjedhje lokale, por dhe për zgjedhjet qendrore. Në zgjedhjet lokale e kemi  shumë më lehtë, në zgjedhjet nacionale e kemi pak më problem por jemi duke bërë përpjekje. Momentalisht na kemi filluar me kuvendet e nëndegëve. Jemi në proces çdo nëndegë, që i kemi diku 700 nëndegë, janë në përgatitje të kuvendeve 400 nëndegë përafërsisht kanë mbajtur kuvendet e tyre….Pritet që diku brenda këtij muaji të gjitha degët t’i mbajnë kuvendet e veta dhe t’i përfaqësojnë, t’i delegojnë anëtarët e kuvendit qendror, që kuvendi qendror do të mbledhet përafërsisht në fund të qershorit, diku rreth 20 qershorit”, tha ai.

Kuçi nuk sheh ndonjë kundër kandidat, i cili do të dilte përballë Haradinajt, në garën për të parin e AAK-së. Për të, Haradinaj mbetet i pa konkurrencë.        “Duke i pasur parasysh rrethanat dhe fuqinë e z. Haradinajt në aleancë dhe jo vetëm në Aleancë, atëherë, vështirë që do të ketë një kundër kandidat. Jo për diçka tjetër, por ne e shohim të pamundur garën në raport me liderin aktual Haradinaj. Ndoshta do të ketë ndonjë kundër kandidat, por deri tash nuk kemi vërejtur  që do të ketë ndonjë kundër kandidat, ose se kanë shpreh vullnetin, ose e shohin të pamundur me bë një garë karshi z. Haradinaj. Do të ishte mirë me pas kundër kandidat, por gjasat janë të vogla”, tha ai.

Kuçi ka folur për partinë e cila sapo ka shënuar 18 vjetorin e themelimit dhe me vështirësitë në të cilat ka kaluar kjo parti nëpër etapa të ndryshme, ku shpesh u ka munguar lideri i tyre, i cili kishte qëndruar në Hagë, por thotë se zgjedhjet e vitit 2017, treguan se kush është AAK-ja, e cila sipas tij ka fituar pothuajse më së shumti komuna.

Temat: