Alex Sandro në Manchester, Juventus kërkon 50 milionë
Jose Mourinho po kërkon të rindërtojë skuadrën e tij në një përpjekje për të kapërcyer hendekun drejt udhëheqësve të Manchester City.
Drejtuesit e Manchester United po rrisin interesimin për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro, shkruan indeksonline.
Ashley Young ka nisur shumicën e ndeshjeve në anën e majtë këtë sezon, pasi Luke Shaw nuk ka qenë në gjendje të fitojë besimin e trajnerit.
Dhe “The Times” raporton se shefi i United po synon Sandron me Juventusin që janë duke kërkuar një tarifë prej më shumë se 50millionë funtash.
Kampionët e Italisë do të kërkonin shumë të ngjashme me atë që City pagoi Monakos për shërbimet e Benjamin Mendy. /IndeksOnline/