Ngutet Gary Neville, jep një premtim të madh: Nëse Liverpooli dhe Chelsea triumfojnë në Champions dhe FA Cup…
Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville ka dhënë një premtim para ndeshjes së Ligës së Kampionëve dhe finales së FA Kupë.
Neville thotë se nëse Liverpooli fiton Championsin dhe Chelsea mposht “Djajtë e Kuq” në finale, do të largohet nga kjo botë për një vit!
“Nëse Liverpooli fiton Championsin dhe Chelsea mund Unitedin në finale, të jem i sinqertë unë do të udhëtoj për një vit në një vend që nuk ka sinjal, telefon dhe Wi-Fi. Në të vërtetë, mund t’i kem miliona tifozë afër vetës”, ka thënë Neville.
Një premtim i ngutshëm i legjendës, i cili nëse humb duhet të largohet për një vit nga Anglia.
Skuadra e Chelseat luan finalen e madhe të Fa Cup të shtunën (më 19 maj) ndaj Manchester Unitedit. Kurse, Liverpooli finalen e madhe të Kievit (më 26 maj), ndaj Real Madridit./IndeksOnline/