Zidane me konferencë, do të njoftoj largimin
Zinedine Zidane ka hyrë në histori të futbollit botëror duke arritur të fitoj tri Liga të Kampionëve radhazi.
Ai arriti të fitoj titullin e 13-të në histori të klubit pasi mposhti Liverpoolin në finalen e Kievit.
Megjithatë, Zidane do të paraqitet në një konferencë për shtyp në orën 13:00 së bashku me presidentin, Florentino Perez.
Sipas medieve spanjolle, trajneri francez mund të njoftoj largimin nga Los Blancos.
Mirëpo dyshimet janë se ai mund edhe të zgjasë kontratën aktuale më një përmirësim të kontratës. /IndeksOnline/