Ermali paralajmëron duet me dikë që kurrë s’do t’ua merrte mendja! (Foto)
Këngëtari që kohëve të fundit po shijon majat e suksesit, Ermal Fejzullahu po vazhdon të sjell hite njërin pas tjetri.
Projekti i tij i fundit “Kthema” është pritur shumë mirë nga publiku, por ai nuk do ta lë me kaq, shkruan Indeksonline.
Ai sonte ka paralajmëruar duet me këngëtarin nga Shqipëria, Bes Kallakun. Sipas mbishkrimit, kënga do të ketë titullin “Daja”.
Ndërkaq në foton e publikuar dyshja shfaqet të veshur me kostume dhe nga një gotë verë në duar. /Indeksonline/