75 Mall Live Search
20:49 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ka shumë pasuri, i duken pak – blen edhe një ishull 8 milionë dollarë

Udhëheqja e njohur e emisioneve televizive, Oprah Winfrey, ka vendosur që listës së gjatë të pronave të saja t’ia shtojë edhe ishullin Orcas, njëri nga katër ishujt më të mëdhenj në arkipelagun San Juan ndërmjet Seattle dhe Vancouver, për të cilin ka paguar hiq më pak se tetë milionë dollarë.

I vendosur në shtetin federal amerikan Uashington, ishulli privat ka dy parcela në bregdet, të cilat përfshijnë rreth 43 hektarë tokë.

Shtëpia kryesore është ndërtuar në vitin 2007 me 7303 metra katrorë banimi, me katër dhoma gjumi, tri dhoma dite dhe dy banjë.

Aty është dhe pansioni prej 2948 metra katrorë me katër dhoma gjumi dhe tri banja.

Pjesë tjera të ishullit përfshijnë edhe të ashtuquajturën shtëpi të çajit, kopshti aziatik, shtegu privat për shëtitje dhe moli.

Temat: