Pamje të autobusit që u dogj (Foto)
Një autobus i cili po bartte udhëtarë nga Gjilani për në Prishtinë ka marrë flakë dhe si pasojë është djegur i tëri.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Incidenti ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Brus.
Në autobus ishin rreth 20 udhëtarë, e të cilët fatmirësisht janë larguar sapo është vërejtur tymi. Policia dhe zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Por besohet se mund të jetë për shkak të ndonjë defekti të autobusit.
Sië mësohet, autobusi gjatë ditës së sotme nuk i ka bërë as 100 km.