75 Mall Live Search
21:17 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Luis Ortiz i shpall “luftë” Tyson Furyt

Boksieri kubanez Luis Ortiz i është vet-ofruar ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, Tyson Fury, për të dueluar mes tyre më 18 gusht, në duelin e radhës që britaniku do të zhvillojë në ring, pas rikthimit të tij.

Ortiz, 28 fitore, një humbje dhe dy sfida pa rezultat në karrierë si profesionist, është 39 vjeç, 10 vjet më i madh se Fury.

Kubanezi, për herë të fundit ka dueluar ndaj kampionit aktual të peshave të rënda, Dentay Wilder, më 3 mars, ku u mund me “KO teknik” në raundin e 10-të.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ortiz ka ftuar Fury në duel, duke thënë: “Tyson Fury, je dakord të duelosh me mua në sfidën e radhës. Po apo Jo!”, u shpreh kubanezi, një boksier me përvojë në ring, që vetëm tri muaj më parë pësoi humbjen e parë në ring.

Fury u rikthye më 9 qershor në ring, pas dy vitesh e gjysmë pushim, kur mundi me “KO” në raundin e katërt Sefer Seferin. Britaniku deklaroi se nuk do të humbasë kohë dhe se më 18 gusht do të duelojë sërish, në pritje të sfidave për titull.

Temat: