Nainggolan zgjedh një numër shumë interesant te Interi
Interi është një hap larg për të nënshkruar me mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.
Neroazurët do të paguajnë në arkat e gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëve rreth 35 milionë euro.
Megjithatë, numri që do të mbaj ai te Interi ishte një dilemë, shkruan indeksonline.
Numri 4 që ka mbajtur te Roma, te skuadra e re është pensionuar për shkak të Javier Zanettit.
Dhe tashmë ideja është që ai të mbaj numrin 22 duke kopjuar idenë e Zamoranos.
Ai kishte zgjedhur 18 duke i mbledhur 1+8=9 ndërsa Nainggolan do të mbaj 2+2=4. /IndeksOnline/