Flet ma i miri, Xherdan Shaqiri
Lojtari më i mirë i ndeshjes, Xherdan Shaqiri ka diçka për të thënë pasi e mposhti Serbinë.
Ylli kosovar me pasaportë zvicëriane ka thënë se jo rastësisht lojtarët e Zvicrës luajnë në ligat më të forta në botë.
“Kemi treguar që shumë vite dhe sot e treguam përsëri se jemi serioz. Jo rastësisht lojtarët tanë luajnë në ligat më të forta në botë. Isha me emocione, por akull i qetë para dhe gjatë ndeshjes. Ne e dinim se mund ta përmbysnim rezultatin dhe e bëmë këtë” ka thënë Shaqa./Indeksonline/