Bastoret e injorojnë fort Kroacinë, Franca favorite e madhe (Foto)
Franca është favorizuar dukshëm nga bastoret në finalen e madhe të Kupës së Botës ndaj Kroacisë.
“Gjelat” janë konsideruar si favorit i madh nga bastoret pasi që kuota për fitore i është vënë 1.90, ndërsa fitorja e Kroacisë me kuotën 5.00. Barazimi mes dy skuadrave është kuotuar me 3.30.
Shënimi i tre e më shumë golave llogaritet me koeficient 2.15.
Lojtari më favorit për të shënuar gol në finale është Griezmann, para Mbappe e Mandzukic./Indeksonline/