Rikthehet fuqishëm Pacquiao, nokauton kundërshtarin (Video/Foto)
Boksieri i njohur, Manny Pacquiao është rikthyer në ring në mënyrën më të mirë.
Pacquiao mposhti Lucas Mattysse në raundin e shtatë, dhe është futur në garë për titullin WBA, shkruan IndeksOnline.
Fitorja e 39-vjeçarit ishte e 60 në karrierën e tij, e cila përfshinë edhe shtatë humbje dhe dy barazime.
“Unë jam shumë i habitur se si arrita që ta rrëzojë aq herët kundërshtarin. Ishte kohë e gjatë që nuk e kam bërë këtë”, ka thënë Pacquiao.
Në anën tjetër, Matthysse, 35-vjeçar ka fituar 36 meçe në 44 ndeshjet e tij profesionale./IndeksOnline/