75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohen disa të dyshuar për vjedhje në Pejë

Disa persona janë arrestuar në Pejë si të dyshuar për vjedhje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Është e vërtetë që ka ndodhur një rast dhe janë arrestuar disa persona për vjedhje, mirëpo për shkak se rasti është në hetime nuk mund të japim më shumë informata”, theksoi zëdhënësi i Policisë.

Sipas burimeve të Kallxo.com, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

Rugova tregoi se në lidhje me këtë rast janë duke u hetuar edhe disa persona të tjerë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë nuk ishte në gjendje të konfirmonte informacionet sipas të cilave gjatë ndjekjes, të dyshuarit kanë goditur veturën e Policisë.

“Rasti është në progres dhe informacione më gjerësisht merrni nesër në komunikatën e Policisë”, tha Driton Rugova.