75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Oferta e fundit e Barcelonës për Willian, e parefuzueshme

Sky Sport raporton se Barcelona e ka bërë ofertën e fundit në drejtim të Willian. Skuadra katalonase i ka ofruar Chelseat plot 62 milionë euro.

Kjo ofertë thuhet se do të jetë e parefuzueshme pasi që futbollisti brazilian për një muaj i mbush plot 30 vite dhe Chelsea do të përfitojë me shitjen e një “veterani”.

Agjenti i tij është Kia Joorabchian, njeriu i afërt me Barcelonës që shpeshherë i ka sjellur transfere, të fundit Coutinho e Paulinho.

Poashtu, shoqëria e ëillian me Coutinhon mund të jetë një arsye më shumë që ai të bashkohet me Barcelonën./Indeksonline/