23:52 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shaqiri i bashkohet Liverpoolit në New Jersey (Video)

Xherdan Shaqiri i ka mbyllur në mënyrën më të mirë pushimet e tij verore.

Ylli i ri i Liverpoolit sapo ka mbërritur në New Jersey, aty ku janë duke qëndruar lojtarët e “The Reds”, shkruan IndeksOnline.

“Shikoni se kush ka ardhur në New Jeresy”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

Shaqiri pritet që të jetë në planet e Jurgen Klopp për miqësoret, më 26 korrik ndaj Manchester Cityt dhe më 28 korrik ndaj Manchester Unitedit.

Kujtojmë që Shaqiri iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City me shumën 13.5 milionë funta./IndeksOnline/