75 Mall Live Search
13:53 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mësohet e ardhmja e Andrea Pirlos

Andrea Pirlo do të emërohet asistent-trajner i Roberto Mancinit te ekipi kombëtar i Italisë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, bisedimet mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe ish-lojtarit të Juventusit kanë shkuar shumë mirë, shkruan IndeksOnline.

39-vjeçari u pensionua nga futbolli në fund të vitit të kaluar, pasi përfundoi aventurën e tij me klubin nga MLS, Neë York City.

“Ansa” thotë se pengesa e vetme mbetët  Sky Sport, pasi Pirlo ka kontratë si një analist. Megjithatë kjo duket si formalitet, pasi Pirlo është gati ta kompletoj stafin e Italisë dhe të jetë e gatshme për Ligën e Kombeve që nis nga shtatori../IndeksOnline/