Zyrtare: Dy skuadrat më të trofeshme evropiane takohen me 11 gusht
Real Madrid dhe Milani do të luajnë me 11 gusht për trofeun “Santiago Bernabeu”.
Në stadiumin që mban të njëjtin emër do të zbresin plot 20 Liga të Kampionëve, shkruan indeksonline.
Kampionët në fuqi kanë zgjedhur pikërisht rivalin më të afërt për të luajtur këtë ndeshje.
Ndeshjet në mes të Realit dhe Milanit edhe pse në një nivel tjetër kanë qenë gjithmonë interesante për publikun. /IndeksOnline/