S’po ndalen anglezët me transfere, ish ylli i Chelseat bashkohet me këtë skuadër
Një ditë pasi ka mbaruar afati kalimtar i transfereve në Premierligë, Evertoni e ka bërë zyrtarizimin e radhës dhe të fundit.
Ish mbrojtësi i Chelseat, Kurt Zouma është transferi i ri i skuadrës nga qyteti i Liverpulit.
Zouma është huazuar deri në fund të sezonit te Evertoni.
Atij i është rezervuar numri pesë në fanelë.
Përveç Zoumas, Evertoni në këtë afat ka transferuar edhe Digne, Joao Virginia, Richarlison, Bernard, Yerri Mina e Andre Gomes./Indeksonline/