21:17 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo linjë e transportit publik deri në orën 02:00, ja arsyeja!

Festivali i parë ndërkombëtarë i muzikës do të mbahet sot, nesër dhe pasnesër në Prishtinë.

Për këtë, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Indeksonline.

Ai ka bërë të ditur se me rastin e këtij festivali, linja 4 e transportit publik do të punon edhe pas mesnate.

“Për shkak të festivalit Sunny Hill, transporti publik në linjen 4 zgjatet deri në ora 02:00 pas mesnate deri të dielen!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe, në festivalin Sunny Hill, përkatësisht në Parkun e Gërmisë  sonte pas mesnate do të përformojë këngëtarja, Dua Lipa./Indeksonline/