75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sali Berisha e quan indirekt Thaçin argat të Beogradit, e komenton deklaratën e Merkel

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur indirekt presidentin Thaçi si argat të Beogradit në Prishtinë.

Berisha e ka përshëndetur qëndrimin e kancelares Merkel se nuk do të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan.

“Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroj qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon.

Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari.

Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe privokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan” shkruan Berisha në Facebook./Indeksonline/