Interi reagon shpejt pasi Real Madridi filloi interesimin për Icardin
Pasi arriti marrëveshje për rinovimin e kontratës së Luciano Spallettit, Interi e ka bërë prioritet që ta rinovojë edhe kontratën e Mauro Icardit.
Kjo për shkak që ta shmangë interesimin e Real Madridit, raporton Corriere dello Sport.
Interi, klub i cili është rikthyer në Champions League këtë sezon, e ka përmirësuar skuadrën mjaftueshëm këtë verë.
Madje, klubi nga Milano ka tentuar që ta transferojë edhe Luka Modric, por Real Madridi e ka refuzuar shitjen e tij, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, kjo ka krijuar raporte të këqija ndërmjet dy klubeve.
Emri i cili është në vëmendje te të gjithë është Icardi. Largimi i CR7 ka lënë hapësira te Reali.
Reagimi nga Interi, siç raporton gazeta e lartëcekur, ka qenë i shpejtë.
Pasi ia rinovoi trajnerit kontratën, Interi dëshiron që t’ja rinovojë kontratën edhe sulmuesit argjentinas.
Bisedimet kanë filluar menjëherë dhe të dyja palët janë optimiste për arritjen e një marrëveshje./IndeksOnline/