Veseli viziton për Bajram familjen e Adem Demaçit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shfrytëzuar festën e Kurban Bajramit për të vizituar familjen e veprimtarit Adem Demaçi, i cili vdiq 26 korrik.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka lartësuar veprën dhe jetën e veprimtarit Demaçi kushtuar kombit shqiptar.
Veseli ndër të tjera ka thënë se historia e jetës së Adem Demaçit do shërbej si frymëzim për ne dhe gjeneratat që do të vijnë./Indeksonline/
Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit
“Festa e Bajramit është edhe një rast më shumë të takojmë familjarët tanë dhe miqtë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e veprimtarit tonë, heroit Adem Demaçi. Kujtuam veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit. Historia e jetës së tij është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë.”