Luka Modric ngazëllen tifozët e Real Madridit me postimin e fundit
Luka Modric ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Real Madridi këtë verë.
Madje, ishte raportuar se mesfushori kroat kishte kërkuar vetë largimin nga Bernabeu.
Por, në fund, klubi madrilen bllokoi largimin e Modric drejt Interit në Serie A, transmeton IndeksOnline.
Në fund të afatit kalimtar, Modric e bëri të ditur se do të qëndrojë në Real Madrid.
Dhe tani përmes rrjetit social, Twitter, Modric ka ngazëllyer tifozët madrilen me postimin e tij.
”6 vite duke luajtur për klubin më të mirë në botë. #HalaMadrid”, shkroi finalisti i Botërorit në Rusi./IndeksOnline/
6 years playing for the best club in the world ❤ #HalaMadrid pic.twitter.com/gPNQz0QgMU
— Luka Modrić (@lukamodric10) August 27, 2018