Dy yjet e Përfaqësueses kosovare do të transferohen te i njejti klub
Anëtarët e Përfaqësueses kosovare po zhvillohen çdo ditë e më shumë nëpër Evropë.
Milot Rashica, Valon Berisha e disa të tjerë ndryshuan skuadrat e tyre këtë verë duke avansuar tutje.
Dhe të premten, dy futbollistë të Përfaqësueses kosovare pritet t’i ndryshojnë skuadrat, transmeton IndeksOnline.
Bëhet fjalë për mbrojtësin, Amir Rrahmani dhe mesfushorin ofanziv, Besar Halimi.
Rrahmani aktualisht luan te Dinamo Zagrebi, por pritet ta finalizojë këtë javë kalimin në Brondby.
Ndërsa, Halimi ka qenë i huazuar sezonin e kaluar te skuadra në fjalë nga Mainz, por tani pritet të nënshkruajë kontratë permanente./IndeksOnline/