Thaçi: Çdo herë e më shumë po i afrohemi vendimit final për vizat
Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, me shumicë votash ka rekomanduar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar këtë vendim duke thënë se çdo herë e më shumë po i afrohemi vendimit final.
“Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”, ka shkruar Thaçi.