Pamje: Roma lanson fanellat e reja për ndeshjet si mysafir
Roma i ka lansuar fanellat e reja si mysafir për sezonin, 2018/19.
Klubi nga kryeqyteti italian i ka publikuar fanellat në fjalë të cilat duken mjaft të bukura në pamje të parë.
Ngjyra e tyre është e verdhë paksa e mbyllur dhe me sponzor ”Qatar Airways”.
Shpesh është përfolur se fanellat e reja të Romës janë të njejta me ato të Barcelonës, kur kjo e fundit kishte të njejtin sponzor.
Fanellat e reja të Romës si mysafir mund t’i ndiqni në fotot e mëposhtme./IndeksOnline/