Podolski bën ndërhyrje “horror” në Japoni (Pamje)
Lucas Podolski është parë shumë i nervozuar në ndeshjen e mëngjesit të sotëm që skuadra e tij, Kobe e humbi me rezultat 1-3 kundër Sapporo.
Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka bërë një ndërhyrje shumë të rrezikshme në fund të pjesës së parë ku edhe u ndëshkua direkt me të kuq.
Ai pas kartonit filloi përleshjen me futbollistët kundërshtar.
Podolski është shok skuadre me Iniestan te japonezët e Kobe. /IndeksOnline/