Zbulohen dy klubet ku Neymar mund të transferohet – nuk janë dy gjigantët e Mançesterit
Neymar e preferon më shumë një kalim te Chelsea apo tek Arsenali para Man Unitedit apo Man Cityt.
Ylli i PSG-s i eksitoi tifozët e Man Cityt këtë verë kur ai pohoi se do të donte të luante nën urdhrat e Pep Guardiolas.
Megjithatë, Neymar do ta refuzonte një kalim në Man♪5ester, pasi që atij i pëlqen më shumë Londra.
Express Sport shkruan se braziliani iu ka treguar shokëve se do ta preferonte më shumë një kalim te gjigantët londinez, transmeton IndeksOnline.
Një burim i sigurtë me lojtarin i tregoi Express Sportit: ”Ai e pëlqen Anglinë, sidomos Londrën. Ai ka qenë atje tri apo katër herë në 12 muajt e fundit”.
”Ai thotë se gjithnjë ka diçka rreth Londrës”.
”Herën e kaluar ai më telefonoi dhe kërkoi nga unë që ta shoqëroja në Londër, vend i cili pëlqen atij mjaft shumë”.
”Ai vazhdon të thotë se ky vend është i mrekullueshëm. Neymar e dashuron Londrën”./IndeksOnline/