75 Mall Live Search
08:52 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Leo Messi thotë se ylli i ri i Barçës i ngjason me Xavin – dhe është befasi

Lionel Messi e ka krahasuar Arthur Melon me Xavi Hernandez në një intervistë për Radio Catalunya.

I ftuar në emisionin, ”Tot Costa”, argjentinasi tha se i pëlqyen ardhjet e Barcelonës këtë verë.

”Përforcimet e reja janë shumë të mira. Nuk e di pse, por Arthur më ngjason paksa me Xavin. Ai është i sigurtë dhe ka vetëbesim. Stili i tij është sikur të ishte rritur në La Masia”.

”Loja me pasime të shkurta, pa e humbur topin dhe balancimi i skuadrës janë disa nga aftësitë e tij më të mira”, u shpreh 10-shi i Barcelonës.

Image result for arthur barcelona

Gjithashtu, reprezentuesit argjentinas i pëlqeu edhe ardhja e Arturo Vidalit nga Bayern Munich, transmeton IndeksOnline.

”Fansat e Barcelonës i duan lojtarët cilësor. Ne mbrohemi me topin dhe lojtarët si Vidal janë të domosdoshëm”.

”Ai është një tip i lojtarit që gjithçka që bën, e bën mirë, me topin si dhe me fizikun që posedon”.

”Ndeshjet janë duke u bërë më të komplikuara dhe vështira, fiziku është i rëndësishëm dhe ne gjithnjë jemi më të vegjël në krahasim me kundërshtarin”, tha Messi./IndeksOnline/

Image result for arturo vidal barcelona