17:35 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Ardhja e Arthur në Barcelonë, më vonë seç pritej

Arthur do të jetë lojtar i Barcelonës në korrik, por nuk do të arrij në klubin katalanas deri në tregun e ardhshëm të dimrit, në janar 2019.

Sic raporton SPORT.es marrëveshja thotë se Barcelona ka një afat deri më 15 korrik për të ushtruar opsionin e blerjes dhe se MVP i finales së Libertadores do të qëndroj në klubin e tij aktual deri në dhjetor, kur sezoni përfundon në futbollin amerikano-jugor.

Barcelona ka bërë një pagesë paraprake prej 4 milionë euro, në muajin gusht është paraparë disbursimi prej 11 milionë euro, ndërsa 15 milionë të tjera do të paguhen në janar, kur braziliani pritet t’i bashkohet Barcelonës. /IndeksOnline/

Temat: