75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Marcelo planifikon të qëndrojë deri në fund te Reali

Mbrojtësi i Real Madrid Marcelo ka sugjeruar se ka në plan të qëndrojë deri në fund të karrierës te Los Blancos pas dështimit për tu transferuar te Juventus së bashku me Cristiano Ronaldon.

Braziliani i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e Mbretërve ishte përfolur me një lëvizje te Zonja e Vjetër pas transferimit të Ronaldos në shumë prej 99 milionë funtesh

Megjithatë, vetë lojtari i ka dhënë fund spekulimeve të tilla duke deklaruar se është i lumtur te klubi aktual dhe se dëshiron të qëndrojë për shumë vite ku edhe i kanë mbetur disa vjet në kontratën e tij./Indeksonline/