Mentor Mazrekaj arrinë marrëveshje me klubin e Superligës
Futbollisti kosovar, Mentor Mazrekaj është përforcimi më i ri i Ferizajit.
Mazrekaj eshtë i njohur në futbollin kosovar, pasi ka luajtur në disa skuadra vendore.
Së fundmi, Mazrekaj ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, teksa më parë ka qenë pjesë e Prishtinës.
Mazrekaj eshtë një sulmues krahu me cilësi të jashtëzakonshme. Me ardhjen e tij, Ferizaji synon t’i arrijë objektivat./IndeksOnline/