75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Selimi i përgjigjet Vulinit për “krismat’, thotë se armiqtë nuk priten ndryshe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi  ka deklaruar se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk kishte pse lejohej të vinte as në  Ujman, e lëre më në Drenicë.

Ai madje i ka dërguar një porosi edhe ministrin serb të Mbrojtjes,  Aleksandar Vulin për fjalët se janë dëgjuar të shtëna sot në Drenicë, duke i thënë se krismat janë mënyra se si duhet të priten armiqtë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Vuqiçit duhet t’i ndalohet edhe Drenica por jo vetem kaq, atij duhet t’i ndalohet edhe e gjithe Kosova. Ai s’kishte as pse te lejohej ne Ujman, pa lere me edhe ne Drenice.
Ardhja e tij ne Kosove eshte rezultat i marveshjeve te fshehta me Thaçin. Madje ajo cfare ndodhi keto dy dite me vizitat milosheviçiane te Vuqiçit eshte vetem nje pjese nga skenare te fshehta te “normalizimit” te marredhenjeve me Serbine.
Ne rrethanat e tilla nuk ka perse te befasohet as Vulini per ate se cfare paska degjuar sot ne Drenice. Armiqt nuk priten ndryshe.

 

Temat: