75 Mall Live Search
22:09 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kosova U17 e fitoi miqësoren e parë kundër Shqipërisë U17

Kombëtarja U17 e Kosovës ka shënuar fitore në miqësoren me Kombëtaren e Shqipërisë të kësaj grupmoshe, me rezultat 1:0. Ekipi i drejtuar nga Besnik Kollari rezultoi më i mirë se sa kuqezinjtë.

“Dardanët” arritën që me golin e shënuar nga Leonard Zeqiri në minutën e 65-të t’i gëzohen fitores në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” në Shkodër.

I njëjti futbollist pati edhe një mundësi tjetër shënimi në pjesën e parë, por shtylla ia mohoi golin.

Kjo miqësore të dy trajnerëve të kombëtareve u shërbeu për të parë lojtarët e rinj dhe për të ndërtuar ekip sa më të fortë për kualifikueset e Evropianit që do të zhvillohen në muajin tetor. Këto dy ekipe do të luajnë edhe një miqësore tjetër të martën në të njëjtin stadium në orën 16:00.