Enrique reagon pas fitores, 6-0 përballë Kroacisë
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique Martinez ishte i kënaqur me fitoren, 6-0 të skuadrës së tij ndaj Kroacisë të martën në Ligën e Kombeve.
”Ishte e vështirë për ne në fillim sepse është vështirë të përballesh me një skuadër që bën presion si Kroacia”.
”Kroacia kishte dy raste të mira ndaj nesh, por pas kësaj, ne ishim superior ndaj tyre”, tha Lucho.
”Ne ishim në nivel të lartë dhe është e vështirë për të tjerët të na kritikojnë ne për ndonjë gjë”.
Lucho tha se gjëja më e mirë që ka parë ishin aftësitë e lojtarëve të treguar gjatë gjithë javës.
”Çfarë më pëlqeu gjatë këtyre 10 ditëve ishin aftësitë e lojtarëve brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës./IndeksOnline/