Lopetegui ”përzihet” për zhvillimin e ndeshjeve në La Liga
Julen Lopetegui ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, Real Madrid – Athletic Club të shtunën.
Ai e ka filluar këtë konferencë duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me pushimin internacional dhe rotacionet.
”Lojtarët arrijnë kur të munden dhe ju duhet të përshtateni me këtë”.
”Athletic ka qenë duke u përgatitur për ne dhe ne duhet ta dimë se çfarë presim në Bilbao. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe e rëndësishme për ne”, tha Lopetegui.
Trajneri i Real Madridit ka folur edhe për përballjen mes Barcelonës dhe Gironas jashtë vendit.
”Nuk jam i pajtimit që të ndodhë kjo. Kjo nuk e bën kampionatin të barabartë. Të gjithë skuadrat duhet të luajnë në stadiumet e tyre”, pohoi ai./IndeksOnline/